Përfitimet shëndetësore nga seksi

Ekspertët kanë zbuluar disa nga përfimitimet shëndetësore të seksit,

Lifestyle

10/12/2021 10:07

Këto janë disa nga arsyet pse duhet të bëni më shumë seks, transmeton lajmi.net.

Ju ndihmon të flini mirë

Pas një orgazme, trupi lëshon një hormon relaksues të quajtur prolaktin. Nëse nuk keni gjumë kur shkoni në shtrat, bëni seks dhe arrini një orgazme, pasi kështu ju do të bini në gjumë më lehtë se zakonisht

Normalizon shtypjen e gjakut

Disa vullnetarë u pyetën rreth aktivitetit të tyre seksual për rreth dy javë dhe më pas të dhënat e tyre u përdorën për studim. Ata të cilët kishin pasur seks gjatë periudhës së studimit përjetuan shtypje më të ulët të gjakut se sa ata të cilët nuk kishin bërë seks.

Forcon zemrën tuaj

Duke bërë seks rregullisht ju do t’i bëni mirë sistemit kardiovaskular në disa mënyra. Një studim britanik gjeti se meshkujt të cilët kishin bërë seks të paktën dy herë në javë për një periudhë 20-vjeçare, kishin më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të zemrës se sa ata të cilët kishin seks për të paktën një herë në muaj.

Pas 10 viteve, në fakt, rreziku nga sëmundjet e zemrës ishte ulur për 50%, në krahasim me ata të cilët kishin bërë seks më pak. Kjo për shkak se seksi ndihmon për të rregulluar hormonet si estrogjen dhe testosteron, të cilët kanë ndikim në të gjitha sistemet e trupit, duke përfshirë zemrën

Djeg kaloritë

Të bësh seks është si të bësh ushtrime. Varësisht se si e bëni, seksi mund të forcojë muskujt, të rrisë normën e rrahjeve të zemrës dhe ta ‘futë’ gjithë trupin në punë. Dhe, sipas një studimi më 2013, u mësua se aktiviteti seksual djegë shumë kalori – aktualisht rreth 101 kalori për çdo sesion për meshkujt dhe 69 për femrat. /Lajmi.net/