Përfitimet drastike që pati Tesla, pavarësisht situatës pandemike
Tesla nuk u prek nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, bazuar në përfitimet e tremujorit të parë të firmës së makinave.
Auto & Tek
Prodhuesi i makinave elektrike përfitoi të ardhura neto prej 16 milionë dollarësh (14,6 ml eur). Duke përfshirë artikujt special, kompania arriti të përfitojë 227 milionë dollarë (207 ml eur), shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Analizat e survejuara nga Refinitiv parashikuan se kompania do të përjetonte një humbje të lehtë për shkak të mbylljeve të fabrikave në Shangai dhe Kaliforni gjatë krizës së koronavirusit.
Aksionet e Tesla-s u rritën në 9 për qind në tregti, u bë e ditur në raport. Aksionet janë dyfishuar që nga fillimi i këtij viti.
“Është e vështirë të parashikosh se sa shpejt prodhimi i automjeteve dhe zinxhiri i tij global i furnizimit do të kthehen në nivelet e mëparshme,” tha Tesla në një deklaratë para investitorëve.
Gjatë ditës së djeshme, bashkëthemeluesi i ndërmarrjes së veturave, Elon Musk, bëri thirrje nëpërmjet një cicërime në Twitter që të hapen të gjitha bizneset në SHBA. /Lajmi.net/