Perez konsideron shkarkimin e Zidanes, lojtarët dalin kundër

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke konsideruar shkarkimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Sport

02/12/2020 08:30

Tekniku francez humbi dje ndaj Shakhtar Donetsk, ndërsa nëse “Los Blancos” do kualifikohen, do të kuptohet në xhiron e fundit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Perez është duke konsideruar shkarkimin e Zidanes dhe vendimi kryesor do bëhet së shpejti.

Mirëpo, sipas Marca, lojtarët janë kundër shkarkimit të Zidanes dhe besojnë se do i rikthehen rezultateve pozitive dhe të kualifikohen tutje.

Reali në xhiron e fundit do takohet me Borussia Monchengladbach dhe vetëm fitorja mund t’i kualifikojë në raundin e radhës./Lajmi.net/