Perez i jep lajmin e ‘hidhur’ tifozëve madrilenë

Florentino Perez siç duket nuk e ka në plan të bëjë ndonjë transferim.

Sport

19/07/2021 12:21

Sipas gazetës ‘Marca’, Perez ka njoftuar bordin e ekipit që nuk do të bëjë asnjë transferim gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Shefi i klubit nga Madrid siç duket është i lumtur me futbollistët që ka në ekip dhe ka vendosur të mos shpenzojë para.

Real Madrid ka siguruar shërbimet e David Alaba si futbollist i lirë ndërsa përveç tij në ekip nga huazimi janë rikthyer Dani Ceballos dhe Martin Odegaard.

Ndërsa nga skuadra është larguar kapiteni Sergio Ramos dhe flitet se do të largohet edhe mbrojtësi Raphael Varane.

Presideni i “Los Blancos” ka qenë i njohur gjithmonë për shpenzimet e mëdha që ka bërë në blerjen e futbollistëve, por duket se një gjë të tillë nuk do ta bëjë këtë herë. /Lajmi.net/