Për herë të parë pas disa vitesh, shijojnë ujin që vinte nga lumi i tharë

Pas katër viteve thatësi, lumi fillon të mbushet përsëri me ujë.

Fun

14/02/2020 14:47

Pas shirave të dendura, një familje me shumë kënaqësi ka parë kur një shtrat lumi që kishte mbetur i tharë për shumë vite, filloi të mbushej me ujë pas shirave e dendura, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Banorët e Gilgandrës u mblodhën në lumin Castlereagh, për të kapur momentin kur uji i shiut filloi të “lundronte” përmes shtratit të zbrazët të lumit të hënën.

Në video shihet qe rryma fillon të bymehet ngadalë në distancë. Një vajzë, një djalë dhe një burrë mund të shihen duke ecur më pranë për të pritur dhe për të shikuar ndërsa uji vjen drejt tyre.

Gjerësia e ujit rritej duke vazhduar të rimbushë kanali bosh dhe familja po qëndronte duke e shikuar me kënaqësi. Lumi nuk ka rrjedhur që prej vitit 2016 ndërsa New South Wales përballet me një prej thatësirave më të këqija në histori. /Lajmi.net/