Për herë të parë ndonjëherë, shërohet pacienti i infektuar me HIV

Një burrë brazilian në mesin e të 30-tave, i infektuar me HIV, është shëruar pas trajtimit vetëm me ilaçe, duke rritur shpresën për gjetjen e kurës.

Fun

07/07/2020 18:31

Ky mendohet se është rasti i parë i një pacienti HIV që shërohet pas trajtimit farmaceutik, transmeton lajmi.net.

Mjekët raportojnë që pacientit i ishte përshkruar një sasi të shumta ilaçesh kundër AIDS, përfshirë terapinë antiretrovirale ose ART.

Trajtimi gjithashtu u plotësua me antiretroviralë shtesë, plus një ilaç të quajtur nikotinamide, një formë e vitaminës B3.

Dy persona të tjerë besohet se janë shëruar nga HIV, por vetëm pasi iu nënshtruan transplanteve të palcës së eshtrave, e cila konsiderohet si procedurë mjekësore me rrezik të lartë. /Lajmi.net/