Për 500 metra territor, Gjermania kërkon komision të demarkacionit me Çekinë

Bëhet fjalë për kufirin gjermano-çek i cili në një pjesë kalon përmes shtratit të lumit Kirniç. Rolf Bem ka vërejtur se te kjo pjesë e lumit ka diçka që nuk shkon dhe një hapësirë relativisht e vogël është zhvendosur më në jug.

Bota

11/07/2016 16:58

Hartografi gjerman, Rolf Bem thekson se territori i Gjermanisë mund të rritet për 500 metra katrorë.

Një pjesë e territorit gjerman i cili nuk është përfshirë në hartën gjeografike është në lindje të vendit, shkruan Bild-i gjerman, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për kufirin gjermano-çek i cili në një pjesë kalon përmes shtratit të lumit Kirniç. Rolf Bem ka vërejtur se te kjo pjesë e lumit ka diçka që nuk shkon dhe një hapësirë relativisht e vogël është zhvendosur më në jug.

Përllogaritjet e tij, ky hartograf ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Saksonisë, e cila kufizohet me Çekinë.

“Duhet të merren të gjitha masat”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Saksonisë.

Nëse hartografi ka të drejt, do të formohet komisioni special në përbërje të të dyja vendeve.

Kjo mund të jetë edhe demarkim i ri i kufirit të Gjermanisë me Çekinë dhe atë në të mirë të Gjermanisë. /Lajmi.net/