Çitaku pas Marshit për Liri: Prishtina s’është dukur kurrë më e bukur -Sot e morët verdiktin e popullit tuaj: Të pafajshëm!

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas Marshit për Liri, i cili u zhvillua sot në kryeqytet, duke thënë se Prishtina kurrë nuk është dukur më e bukur. Çitaku, ka deklaruar edhe se, Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më, për të rënët, për dëshmorët, për familjet që dhanë më…

Lajme

12/09/2026 18:53

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas Marshit për Liri, i cili u zhvillua sot në kryeqytet, duke thënë se Prishtina kurrë nuk është dukur më e bukur.

Çitaku, ka deklaruar edhe se, Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më, për të rënët, për dëshmorët, për familjet që dhanë më të dashurit e tyre, për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë.

Postimi:

Kurrë më e bukur nuk është dukur Prishtina.

Të rinj e të moshuar. Gra e burra. Nëna e baballarë. Fëmijë që luftën e njohin vetëm nga rrëfimet e prindërve të tyre dhe njerëz që ende i bartin plagët e saj.

Një popull i ngritur në këmbë.

Si një.

Me një zë.

Me një histori.

Me një porosi.

Me një thirrje:

LIRI!

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi sot morën verdiktin e popullit të tyre.

Të pafajshëm!

Sepse ne kërkojmë drejtësi. Sepse nuk pranojmë që lufta jonë për liri të rishkruhet. Nuk pranojmë që historia e një populli që luftoi për të qenë i lirë të njolloset.

Sot Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më. Për të rënët. Për dëshmorët. Për familjet që dhanë më të dashurit e tyre. Për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë.

Ishte diçka jashtëzakonisht e fuqishme ta shihje Kosovën sot.

Një popull i tërë, bashkë, përballë historisë së vet.

Sepse ka momente kur një popull duhet ta kujtojë kush është, nga ka ardhur dhe sa shumë ka kushtuar liria e tij.

Sot ishte një prej atyre momenteve.

Kosova kujtoi se lirinë nuk e morëm dhuratë. Për të u luftua. Për të u sakrifikua. Për të u dhanë jetë.

Hashim, Kadri, Jakup, Rexhep,

sot Kosova ishte në këmbë për ju.

Sot e morët verdiktin e popullit tuaj:

Të pafajshëm!

Tash ju presim aty ku e keni vendin.

Në Kosovën e lirë, për të cilën luftuat.

Ju presim në shtëpi, çlirimtarë!

LIRI!