Pep: Ndoshta nuk jam mjaftueshëm i mirë për të fituar Ligën e Kampionëve

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me Ligën e Kampionëve.

Sport

06/05/2022 18:38

‘Citizens’ ishin shumë afër të kalonin në finale të Ligës së Kampionëve, por ishte anësori i Real Madridit, Rodrygo që i mohoi diçka të tillë.

Real Madridi bëri një rikthim dramatik të vonë në ‘Bernabeu’ për të eliminuar skuadrën e Guardiolës nga Liga e Kampionëve dhe për t’i mohuar atyre një finale të dytë radhazi.

Kështu Pep në intervistën përpara ndeshjes në Premier Ligë tha se ata dëshirojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve, por mund të mos jetë mjaftueshëm i mirë për të triumfuar në kompeticionin evropian.

“Ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, ndoshta nuk jam mjaftueshëm i mirë për të ndihmuar skuadrën për ta bërë këtë”, tha Pep përcjell lajmi.net.

City vazhdojnë të kërkojnë trofeun e pare të Ligës së Kampionëve, ndërsa Guardiola për herë të fundit e shijoi suksesin në kompeticionin elitar evropian me Barcelonën në vitin 2011./Lajmi.net/