Pep Guardiola vendos të sakrifikojë Jesus për Kane
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola raportohet se nuk do ta këtë probleme të ndaj rrugët me Gabriel Jesus në mënyrë që të kompletojë transferimin e Harry Kane.
Sport
Kane thuhet se ka informuar Tottenhamin për dëshirën që të largohet nga klubi londinez, me synimin që të fitojë trofe, transmeton lajmi.net.
City ka ofruar 100 milionë euro për kapitenin e Anglisë, por oferta u refuzua.
“Qytetarët” tani synojnë të përfshijnë Jesus në ofertë për Kane, por gjithashtu presidenti i Tottenham, Daniel Levy nuk do pranojë një propozim të tillë.
Sipas Gazzettta dello Sport, Jesus gjithashtu mund të shitet te Juventus, në rast që Cristiano Ronaldo largohet.
24-vjeçari ka regjistruar 82 gola dhe 34 asistime në 195 paraqitje për Cityn./Lajmi.net/