Pensionohet Klopp?

Jurgen Klopp ka befasuar tifozët e Liverpoolit me deklaratën e sotme.

Sport

20/08/2019 13:08

Jurgen Klopp ka befasuar duke deklaruar se mund të tërhiqet nga detyra e trajnerit në të ardhmen e afërt.

Menaxheri i Liverpoolit konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë derisa fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.

“Shpresoj të vazhdoj kështu, por pas dy ose tri vitesh, nuk e di se çka mund të ndodh, ndoshta edhe pensionohem”, deklaroi Klopp për “Sport Bild”, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e thënë se do të ndodhë sigurt, por ju tregoj që mos të befasoheni”, u shpreh ai. /Lajmi.net/