Penallti pas gjashtë minutave lojë në Bernabeu, Lunin shpëton Real Madridin

Braga ka lëshuar rast të artë të kalojë herët në avantazh kundër Real Madridit, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Gjyqtari kryesor i takimit akordoi penallti për ekipin portugez, në minutën e gjashtë, por që nuk arritën ta shfrytëzojnë atë, shkruan lajmi.net. Djalo dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, me portierin Lunin që priti…

Sport

08/11/2023 21:10

Braga ka lëshuar rast të artë të kalojë herët në avantazh kundër Real Madridit, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari kryesor i takimit akordoi penallti për ekipin portugez, në minutën e gjashtë, por që nuk arritën ta shfrytëzojnë atë, shkruan lajmi.net.

Djalo dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, me portierin Lunin që priti topin e goditur nga futbollisti mysafir.

Sfida mes Real Madridit dhe Bragës është në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/