Pellegrini kundërsulmon Wengerin
Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini i është kundërpërgjigjur homologut të tij, Arsene Wenger, që kritikoi mënyrën e transferimit të mesfushorit Frank Lampard në Etihad Stadium.

Sport
Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka kundërpërgjigje për homologun e tij nga Arsenal, Arsene Wenger.
Francezi kishte shprehur dyshimet e tij për mënyrën e huazimit të mesfushorit Frank Lampard në Etihad pas largimit të tij nga Chelsea.
Por, Pellegrini ia ka kthyer atij. “E vetmja gjë që mund të them është se ne kemi kufizime të rëndësishme rreth shifrës së parave që mund të shpenzojmë dhe Frank Lampard ishte futbollist i lirë, ne nuk shpenzuan para për transferimin e tij nga New York City në Manchester City”, deklaroi Pellegrini.
“Nuk e kuptoj reagimin e tifozëve të Chelseas që thonë se ai është tradhtar. Problemi nuk ishte se Lampard nuk deshi të nënshkruante tjetër kontratë me Chelsean, Chelsea nuk e deshi më. Ai është futbollist konkurrent, do të jetë në një skuadër të rëndësishme dhe ne nuk shpenzuam para për të, andaj rregullat e fair-playt nuk kanë të bëjnë asgjë me Lampardin”, u shpreh ai.