Pedri për krahasimet me Iniestan: Krenari kur të krahasojnë me idhullin tënd, e marr si motivim

Pedri Gonzalez ka reaguar përsëri për krahasimet që i bëhen me Andres Iniestan.

Sport

28/03/2022 22:41

Pedri ka fituar pozitën e titullarit te skuadra e Barcelonës dhe kombëtarja e Spanjës. Këta të fundit i kanë dhënë edhe numrin 10, numër ky që zakonisht mbahet nga lojtarët kyç të skuadrës.

Lojtari vazhdon të krahasohet me Andres Iniesta, ikonën e Barcës dhe Spanjës. Por, Pedri beson se duhet bërë shumë për të kapur Iniestan, nëse një gjë e tillë është e mundur.

“Sa për mua, kjo që krahasohem me idhullin tim është krenari, por është shumë e vështirë të arrihet ajo që është arritur nga Andres, ishte i mahnitshëm si lojtar dhe si person”, ka thënë Pedri, transmeton lajmi.net.

“Unë e marr këtë si motivim”, shtoi lojtari.

Pedri është akoma vetëm 19 vjeçar dhe shihet si pikë kyçe edhe te Barcelona edhe te kombëtarja e Spanjës. /Lajmi.net/