Pedri: Jemi skuadër e re, morëm përforcime por s’jemi akoma nivel i duhur për Champions League

Pedri Gonzalez ka komentuar eliminimin e Barcelonës nga Champions League. Skuadra e Barcelonës do të luajë në Europa League, pasi nuk arriti të merrte pikët e nevojshme për të kaluar grupet e Champions League. Sipas mesfushorit Pedri, ky dështim erdhi edhe si pasojë e papjekurisë së skuadrës. “Ishte ndeshje e komplikuar, ne tashmë e dinim…

Sport

27/10/2022 09:32

Pedri Gonzalez ka komentuar eliminimin e Barcelonës nga Champions League.

Skuadra e Barcelonës do të luajë në Europa League, pasi nuk arriti të merrte pikët e nevojshme për të kaluar grupet e Champions League.

Sipas mesfushorit Pedri, ky dështim erdhi edhe si pasojë e papjekurisë së skuadrës.

“Ishte ndeshje e komplikuar, ne tashmë e dinim rezultatin e ndeshjes së Inter dhe ndoshta s’dolëm me motivimin e njëjtë. Duhet të jemi më të qetë me topin. Ndonjëherë nxitohemi dhe humbim shumë topa”, ka thënë Pedri pas ndeshjes ndaj Bayern, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi skuadër e re, bëmë përforcime të shkëlqyera, por është e qartë që s’jemi në nivel të Champions League akoma”, shtoi spanjolli.

Pedri me skuadrën e tij mbetet të luftojnë për La Liga, Europa League dhe Kupën e Mbretit. Lojtari do të jetë aktiv edhe në Kupën e Botës 2022, me kombëtaren e Spanjës. /Lajmi.net/