Pedri: Goli ishte i ngjashëm me atë që shënova në Turqi, luftojmë për La Liga deri në fund

Pedri Gonzalez është lojtari që vendosi fatin e takimit Barcelona - Sevilla.

Sport

03/04/2022 23:31

Mesfushori spanjoll ka bërë një tjetër paraqitje brilante, duke i siguruar tri pikë skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.

Ai ishte i vetmi që gjeti golin. Dhe, këtë gol e ka komentuar pas ndeshjes, duke thënë se i ngjason me atë që shënoi në Turqi.

“Është i ngjashëm me atë që shënova në Turqi. Kur pash një këmbë, bëra fintën, pastaj lëshova topin. E dija se do të shkonte brenda”, ka thënë Pedri.

“Jam shumë i lumtur dhe ndihem i dashuruar nga tifozët. Për mua, tifozët e Barcës janë më të mirët në botë. Lufta në La Liga është e vështirë, por jemi Barca dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi lojtari spanjoll.

Barcelona ka marrë tashmë pozitën e dytë në La Liga, pas një ecurie prej 13 ndeshjeve pa humbje. /Lajmi.net/