Pedri: Duam të fitojmë gjithçka

Mesfushori i Barcelonës, Pedri tregon synimet e ekipit katalanas. Derisa janë duke u përgatitur për edicionin e ri, është Pedri që tregon se objektivat e Barcës për sezonin e ardhshëm janë të gjithë trofetë e mundshëm. “Ne duam të fitojmë gjithçka”, tha fillimisht spanjolli, përcjell lajmi.net. Tutje, ai tha se Barcelona është një nga ekipet…

Sport

22/07/2022 23:45

Mesfushori i Barcelonës, Pedri tregon synimet e ekipit katalanas.

Derisa janë duke u përgatitur për edicionin e ri, është Pedri që tregon se objektivat e Barcës për sezonin e ardhshëm janë të gjithë trofetë e mundshëm.

“Ne duam të fitojmë gjithçka”, tha fillimisht spanjolli, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha se Barcelona është një nga ekipet favorite për Ligën e Kampionëve.

“Çdo vit ne luftojmë për Ligën e Kampionëve. Jemi të përgatitur dhe Barca është gjithmonë ekip favorit”, vazhdoi Pedri.

Në lidhje me ‘El Clasicon’ që do të zhvillohet të dielën, lojtari u shpreh se është ndjenjë speciale kur luajnë ndaj Real Madridit.

“Të luash ndaj Real Madridit gjithmonë është një ndjenjë speciale. Do të luajmë për fitore.”, përfundoi mesfushori.

Miqësorja ndërmjet Realit dhe Barcës zhvillohet më 24 korrik, me fillim nga ora 05:00 e mëngjesit./Lajmi.net/