Peci “sharron” me deklarime: Po më përcjellin disa persona në Mitrovicë, më kanë thënë që këta me pistoleta në brezë kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në zyrat e VV-së
Kandidati i VV-së, Faton Peci në një intervistë në ATV ka shokuar me deklarimet e tij. Ai po pretendon se disa persona, të lidhur me PDK-në dhe që kanë pistoleta në brezë, po ia përcjellin çdo lëvizje, transmeton lajmi.net. “Unë tash kam vërejtur kohëve të fundit, në Mitrovicë se jam nën përcjellje të disa personave,…
Lajme
Kandidati i VV-së, Faton Peci në një intervistë në ATV ka shokuar me deklarimet e tij.
Ai po pretendon se disa persona, të lidhur me PDK-në dhe që kanë pistoleta në brezë, po ia përcjellin çdo lëvizje, transmeton lajmi.net.
“Unë tash kam vërejtur kohëve të fundit, në Mitrovicë se jam nën përcjellje të disa personave, të cilët çdo lëvizje timen e monitorojnë. Disa prej miqve të mi po thonë se janë të njëjtit persona e njëjtë që kanë tentuar të hyjnë dhunshëm dhe me pistoleta në brezë në zyrët e VV-së, janë po të njëjtit persona që Mitrovica prindërit e tyre i njeh si bandita”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/