Peci: Pres zgjedhje të reja në nëntor, VV-ja do të insistojë për presidentin
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, mendon se vendi do të shkojë në zgjedhje në nëntor. A ka bërë me dije se VV-ja nuk do të bëj ndonjë kompromis për presidentin dhe as për çështjen e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në emisioni “Click” në RTV21, Peci ka thënë se pret që Lëvizja…
Lajme
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, mendon se vendi do të shkojë në zgjedhje në nëntor.
A ka bërë me dije se VV-ja nuk do të bëj ndonjë kompromis për presidentin dhe as për çështjen e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në emisioni “Click” në RTV21, Peci ka thënë se pret që Lëvizja Vetëvendosje të insistojë për zgjedhjen e presidentit.
“Mendoj që VV ka me insistu që të zgjidhet presidenti. Nuk besoj që VV ka me dhënë garancë që ky projektligj ka me dalë në Kuvend. Nuk pres që ka me u arrit ndonjë sukses, por parametrat janë që nuk do të ketë kurrfarë suksesi. Ne do të shkojmë në zgjedhje në nëntor, me shumë gjasë”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Protestat që mbahen është në rregull që popullata t’i shprehë pakënaqësitë, por nuk mendoj që do të ketë ndonjë efekt në procesin gjyqësor në Hagë. Atje duhet një përkrahje e profesionistëve”, është shprehur Peci.