Peci: Deklarata e Paunoviq ridëshmon se ideologjia e Millosheviqit vazhdon në Serbi

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministres së Serbisë, Paunoviq që ka kërkuar “spastrim etnik” në Kosovë. Ai ka thënë se kjo deklaratë ridëshmon që edhe pse Millosheviqi e ka humbur luftën në Kosovë, ideologjia e tij vazhdon te jete triumfuese ne establishmentin shteteror te Serbise. “Kjo deshmon poashtu…

Lajme

14/07/2026 17:35

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministres së Serbisë, Paunoviq që ka kërkuar “spastrim etnik” në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo deklaratë ridëshmon që edhe pse Millosheviqi e ka humbur luftën në Kosovë, ideologjia e tij vazhdon te jete triumfuese ne establishmentin shteteror te Serbise.

“Kjo deshmon poashtu se politika e perafrimit e Brukselit per Beogradin ka probleme serioze, dhe ajo shpefaqe nje deshtim strategjik ne aspektin ideologjik dhe te vlerave njerezore per integrimin e Serbise ne BE. Shpresoj, se SHBA-ja do ta trajtoj kete deklarate ashtu edhe si e meriton qeveria serbe. Fundja, per shkak te kesaj politike, ajo edhe e ka bombarduar Beogradin ne vitin 1999”, ka shkruar ai .

Ai ka thënë se “fosilet e nacizmit të Serbisë të sosin”. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: