Kërcet grushti në Gjilan, arrestohen tre persona – Policia jep detaje nga rasti

Një rrahje ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, saktësisht në rrugën “Ibrahim Rugova”. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona. Kështu ka bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, transmeton lajmi.net. Siç raportohet, në këtë rast dyshohet se njëri nga të arrestuarit ka…

Lajme

14/07/2026 17:54

Një rrahje ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, saktësisht në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona. Kështu ka bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, transmeton lajmi.net.

Siç raportohet, në këtë rast dyshohet se njëri nga të arrestuarit ka pasur edhe thikë.

Nuk bëhet e ditur se ka pasur persona të lënduar në këtë rast, por dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i shqetësimeve që kanë pasur.

Hetimet janë duke vazhduar për të kuptuar të gjitha rrethanat se si ka ardhur deri tek përleshja./lajmi.net/