Fluksi i mërgimtarëve ende nuk ka krijuar pritje në kufi
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Pavarësisht se periudha verore zakonisht shoqërohet me rritje të numrit të bashkatdhetarëve që kthehen për pushime, aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata apo kolona në asnjërën prej pikave kufitare, transmeton lajmi.net. Sipas të dhënave zyrtare,…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Pavarësisht se periudha verore zakonisht shoqërohet me rritje të numrit të bashkatdhetarëve që kthehen për pushime, aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata apo kolona në asnjërën prej pikave kufitare, transmeton lajmi.net.
Sipas të dhënave zyrtare, procedurat e hyrjes dhe daljes nga Kosova po zhvillohen pa vonesa të konsiderueshme, ndërsa koha e pritjes nuk tejkalon pesë minuta në të gjitha pikat kufitare./lajmi.net/
