Prokuroria Speciale zgjeron hetimet për dallaveret me naftë, ndalohen edhe dy persona për 48 orë
Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”. Të arrestuarit me inicialet K.V dhe F.V janë ndaluar nën dyshim për kryerjen e veprave penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje;…
Lajme
Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.
Të arrestuarit me inicialet K.V dhe F.V janë ndaluar nën dyshim për kryerjen e veprave penale:
- Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
- Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje;
- Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin;
- Shmangia nga tatimi;
- Shpëlarje e parave dhe
- Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në lidhje me këtë rast, me 1 korrik Prokuroria Speciale bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policii të Kosovës, me asistimin e Doganës dhe ATK-së, kanë arrestuar 9 persona.
Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 1 korrik janë kryer kontrolle në 21 lokacione.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit atë ditë është gjetur dhe sekuestruar:
· 15 mijë euro;
· 5 vetura;
· 5 autobot për transport të derivateve;
· 2 armë zjarri;
· 54 fishekë;
· Pajisje elektronike;
· Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin
· 301 euro në monedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.
“Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:
· Shpëlarje e parave;
· Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje;
· Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
· Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe
· Shmangie nga tatimi”, kishte njoftuar Prokuroria.
Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore.
“Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, thuhej në komunikatën e Prokurorisë. /Lajmi.net/