PDK publikon një video, tallet me “arritjet” e Kurtit në dy vjet Qeveri

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video për qeverisjen dy-vjeçare të kryeministrit Albin Kurti. Videon ironike e ka shpërndarë edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në profilin e tij personal në Facebook, shkruan lajmi.net. “’Sukseset e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi. Në…

Lajme

22/03/2023 18:10

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video për qeverisjen dy-vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Videon ironike e ka shpërndarë edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në profilin e tij personal në Facebook, shkruan lajmi.net.

“’Sukseset e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi.

Në video, përmes ironisë përmenden disa nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë dy viteve qeverisje të Kurtit.

Aty përmenden zhdukja e mostrave të aktivistit Astrit Dehari, skandali i ambasadorit Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër, Asociacioni etj. /Lajmi.net/