PDK në Kuvend për ta votuar Ligjin për Specialen, kundërkandidate e Shiroka-Pulës vendoset Eliza Hoxha
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se janë pajtuar me propozimin e fundit që bëri kryeministri Albin Kurti. “Kjo është dashur të ndodhë më herët para shumë ditëve dhe është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje për vendin e ku ndodhet dhe për situatën se ku duam me e çu vendin. Për PDK-në…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se janë pajtuar me propozimin e fundit që bëri kryeministri Albin Kurti.
“Kjo është dashur të ndodhë më herët para shumë ditëve dhe është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje për vendin e ku ndodhet dhe për situatën se ku duam me e çu vendin. Për PDK-në ne do shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim me votu ligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështja tjetër është që z.Kurti edhe pse ne s’kemi pasur mundësi për të biseduar me zonjën Shiroka-Pula, por për PDK-në është një emër e pranueshme për presidente.
Përveç kësaj me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe kushtet PDK-ja e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha. Ne po shkojmë në sallë të presim deputetët, koha është e shkurtër dhe ne jemi të interesuar me pas ligjin për dhomat e specializuara për peshën dhe rëndësinë që ka”,deklaroi Hamza./Lajmi.net/