PDK-ja kritikon ndarjen e 100 eurove për studentët në kohë fushate: Studentët tanë nuk mashtrohen
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen nga 100 euro për studentët në kohë fushate. Ai ka bërë me dije se ky është rikthim praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve, Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se studentët e Kosovës nuk…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen nga 100 euro për studentët në kohë fushate.
Ai ka bërë me dije se ky është rikthim praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve,
Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se studentët e Kosovës nuk mashtrohen me vendime të tilla.
“Albin Kurti, i cili të rinjve kosovarë po ua humb çdo shpresë për t’u zhvilluar e për të jetuar mirë në Kosovë, sot i është kthyer praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve, me nga 100 euro për studentët, në prag të zgjedhjeve. Studentët tanë kanë nevojë për një shtet që funksionon, që krijon mundësi reale për zhvillim dhe që siguron vende pune për një jetë me dinjitet. Studentët tanë nuk mashtrohen!”, ka shkruar Mustafa.