Pastruesi i dritareve trashëgon pasurinë e pronares së vdekur
Albert Pearce, një pastrues dritaresh ka fituar trashëgiminë e një zonje. Julie Spalding e cila ka vdekur në 2008, kishte vendosur që pasurinë prej 300 mijë funtesh t’ia linte atij. Kjo gjë ka zgjuar kundërshti te nipi i saj që e ka dërguar rastin në gjykatë.
Bota
Pastrues të dritareve më me fat se Albert Pearce nuk ka. Kjo pasi që Julie Spalding, e cila kishte vdekur në shtator të 2008, kishte vendosur që të gjithë pasurinë e saj prej 300 mijë funtesh t’ia linte Pearce.
Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek nipi i Spalding, i cili thotë se Julie nuk ishte e aftë që të nënshkruante dokumente për të lënë trashëgiminë, sepse 3 vjetët e fundit, Spalding kishte ndryshuar dokumentet e trashëgimisë, dhe kishte vendosur që Albert Pearce të ishte përfituesi i vetëm i gjithë pasurisë së saj.
Ky rast ka shkuar në gjykatë dhe Albert Pearce e ka përshkruar Julie Spalding si “grindavece por shumë argëtuese”.
“Mua asnjëherë nuk më kanë interesuar paratë e saj”.
E ndjera Julia Spalding’s kishte thënë se ka vendosur që nipit të saj të mos ja lë paratë, por që Albert Pearce e njeh që prej 30 vjetësh, dhe ai është sjellë mirë me të, andaj kishte vendosur që t’ia lë të gjithë trashëgiminë.