Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Pasi mësoi emrin e kundërshtarit, Prishtina ndryshon terrenin e stërvitjeve

20:30 | 9 Gusht 2020

Emri i kundërshtarit ndryshon planet e Prishtinës.

Fituesja e freskët e DigitAlb Kupës së Kosovës, sapo ka pësuar se do të përballet me Lincoln të Gjibraltarit, ka vendosur të largohet nga Istogu, për të vijuar përgatitjet në një terren me bar artificial, pasi i tillë është edhe terreni i stadiumit ku do të luhet ndeshja.

Në njoftimin e klubit bardhekaltër shkruhet se stërvitjet janë zhvilluar në kushte optimale në Istog, por rrethanat e detyrojnë të ndryshojë strategji.

Njoftimi i Prishtinës

“Me të mësuar kundërshtarin në raundin paraeliminator në UEFA Evropa Ligë, FC Prishtina me seancën stërvitore të pasdites ka mbyllur fazën përgatitore në Istog duke iu shmangur fushës me bar natyral për t’u rikthyer sërish në fushën artificiale për t’u përshtatur me rrethanat e stadiumit në Gjibraltar.

Në një qytet mikpritës si Istogu, skuadra ka kaluar në çdo aspekt jashtëzakonisht mirë, si me tretman, si me punën në fushën “Demush Mavraj” të Istogut.

FC Prishtina falënderon publikisht, si hotel “Trofta” dhe të gjithë qytetarët e Istogut për mikpritjen e ngrohtë ndaj ekspeditës sonë.” /Lajmi.net/