Pasi e bëri drejtor vëllain e Bylbyl Sokolit – Gramos Hashani me tjetër vendim, e shkarkon drejtorin e Termocentralit B, Ramadan Ahmeti

Drejtori i Termocentralit B, Ramadan Ahmeti është shkarkuar nga kjo pozitë. Shkarkimi i tij ka ardhur me vendim të u.d të Drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, mëson lajmi.net. Siç mësohet, arsyeja e shkarkimit besohet të ketë qenë pakënqësia që Ahmeti ka shfaqur karshi një vendimi të Hashanit. Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e…

Lajme

05/12/2025 23:26

Drejtori i Termocentralit B, Ramadan Ahmeti është shkarkuar nga kjo pozitë.

Shkarkimi i tij ka ardhur me vendim të u.d të Drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, mëson lajmi.net.

Siç mësohet, arsyeja e shkarkimit besohet të ketë qenë pakënqësia që Ahmeti ka shfaqur karshi një vendimi të Hashanit.

Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë është kaotike, Hashani po vazhdon me vendimet e tij për emërime e shkarkime.

Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është bërë u.d i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës. Ajo çka ka befasuar më shumë me këtë veprim është se Sokoli është kimist me profesion dhe është pak e çuditshme që një kimisti t’i jepet një detyrë e tillë./lajmi.net/