Pasi dështuan në blerjen e Milanit, Investcorp synon blerjen e Interit

Inter mund të bëhet me pronarë të rinj.

Sport

03/07/2022 19:48

Skuadra e Inter është shënjestër e gjigantit ekonomik, Investcorp, kompani që synoi blerjen e Milanit javë më parë.

Investcorp dështuan në tentimin e tyre për të blerë ‘Rossoneri’, por ‘Repubblica’ bën të ditur se kompania nga Bahrain do të tentojë blerjen e Inter, përcjell lajmi.net.

Diskutimet e para mund të nisin qysh në mbrëmjen gala të Serie A në Nju Jork.

Inter ka probleme financiare që nga koha e COVID-19.

Mbetet të shihet nëse Investcorp mund të jenë shpëtimi i skuadrës ‘Zikaltër’. /Lajmi.net/