Dy protesta nesër në Prishtinë: Njëra kundër Kurtit, tjetra për drejtësi për Arlinda Zekajn

Në kryeqytet, nesër do të mbahen dy protesta. Në mesditë, me fillim nga ora 12:00, do të mbahet protestë kundër kryeministrit Albin Kurti. Sipas organizatorit, Durim Aliu, protesta do të mbahet për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Qeverisë, që “po keqmenaxhon shtetin”. Nga ana tjetër, me fillim nga ora 17:00, për të pestën ditë…

Lajme

31/10/2026 23:42

Në kryeqytet, nesër do të mbahen dy protesta.

Në mesditë, me fillim nga ora 12:00, do të mbahet protestë kundër kryeministrit Albin Kurti.

Sipas organizatorit, Durim Aliu, protesta do të mbahet për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Qeverisë, që “po keqmenaxhon shtetin”.

Nga ana tjetër, me fillim nga ora 17:00, për të pestën ditë me radhë, do të protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn.

Nesër bëhet një javë prej kur Zekaj u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, teksa organet e rendit në Pejë veçse ishin në dijeni mbi situatën e rënduar me dhunë në familjen e saj.

Organizatorët po fajësojnë shtetin për dështim të mbrojtjes së Arlindës, duke kërkuar dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, pas suspendimit të zingjirit të përfshirë në rastin e Arlindës, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurorinë Themelore të Pejës.