Pasagjeri refuzoi të deportohej nga Turqia, e mbështollën me qese najloni

Një burrë, për të cilin thuhet se është biznesmen nga Kameruni, u mbështjell nga koka deri tek këmbët me një qese najloni, pasi që u depërtua për arsye se kishte një vizë false.

Fun

24/02/2020 19:58

Pamjet tronditëse, të shpërndara në rrjetin social ‘Twitter’, tregojnë Emmanuel Chedjou, 47-vjeçar, duke i rezistuar mbështjelljes së tij me qese najloni, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve turke, ai u la i lirë pasi që udhëtarët e panë ngjarjen dhe kërkuan që ta largonin nga qesja.

Kontrolli i pasaportave thoshte se viza e tij tranzit ishte falsifikuar dhe dha urdhër arresti.

Ndiqeni momentin në fjalë në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/