Këta janë emrat e 11 zyrtarëve policorë të suspenduar në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Njëmbëdhjetë zyrtarë policorë janë suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Në mesin e zyrtarëve të përmendur në këtë listë janë Agron Hasanaj, drejtor rajonal, Ndue Nikolla, shef i Hetimeve Rajonale, dhe Faik Jahmurataj, komandant i Stacionit Policor në Pejë. Në listë figurojnë edhe Dervish Hasanaj, zëvendëskomandant dhe shef i Operativës në…
Lajme
Njëmbëdhjetë zyrtarë policorë janë suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Në mesin e zyrtarëve të përmendur në këtë listë janë Agron Hasanaj, drejtor rajonal, Ndue Nikolla, shef i Hetimeve Rajonale, dhe Faik Jahmurataj, komandant i Stacionit Policor në Pejë.
Në listë figurojnë edhe Dervish Hasanaj, zëvendëskomandant dhe shef i Operativës në Stacionin Policor në Pejë, Sami Lekaj, komandant i Nënstacionit Policor në Vitomiricë, si dhe Faruk Muqolli, shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë.
Po ashtu, sipas publikimit, janë suspenduar edhe katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje në Stacionin Policor në Pejë.
Suspendimet vijnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka ngritur shqetësime lidhur me trajtimin institucional të situatës së saj para ngjarjes tragjike. /Lajmi.net/
