Pas triumfit në BBVA 4, Gjesti shijon luksin – shfaqet me Lamborghini

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, po shijon me stil ditët e para jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi u shpall fitues i edicionit të katërt të këtij spektakli. Në postime të fundit në rrjetet sociale, reperi nga Peja është parë duke pozuar brenda një Lamborghini, një detaj që pasqyron qartë…

ShowBiz

23/04/2025 21:25

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, po shijon me stil ditët e para jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi u shpall fitues i edicionit të katërt të këtij spektakli.

Në postime të fundit në rrjetet sociale, reperi nga Peja është parë duke pozuar brenda një Lamborghini, një detaj që pasqyron qartë atmosferën e relaksit dhe luksit që e ka shoqëruar pas fitores së madhe.

Fotot kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët po e mbështesin fuqishëm edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Gjesti rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh në natën finale, ku Rozana Radi u rendit e dyta, dhe aktori Laert Vasili e përfundoi garën në vendin e tretë.