Një muaj paraburgim për Gjestin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për një muaj paraburgim ndaj artistit kosovar Gjesti. Para pak minutave trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që t’i caktoj atij një muaj paraburgim, raporton lajmi.net. Seanca ndaj Gjestit u mbajt me dyer të mbyllura dhe i njëjti nuk u pa nga askush derisa…
ShowBiz
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për një muaj paraburgim ndaj artistit kosovar Gjesti.
Para pak minutave trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që t’i caktoj atij një muaj paraburgim, raporton lajmi.net.
Seanca ndaj Gjestit u mbajt me dyer të mbyllura dhe i njëjti nuk u pa nga askush derisa ai u sollë në sallë.
Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”./Lajmi.net/