Pas sanimeve teknike, rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

Pas përfundimit me sukses të sanimeve teknike, mbrëmë është planifikuar rikthimi në operim i njësisë A4 e Termocentralit “Kosova A”. Sipas planifikimit, KEK ka njoftuar se startimi i njësisë ka filluar sot rreth orës 04:00, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30. Sipas njoftimit, aktualisht njësia A4 është në operim dhe gjendja e…

Lajme

17/09/2026 16:09

Pas përfundimit me sukses të sanimeve teknike, mbrëmë është planifikuar rikthimi në operim i njësisë A4 e Termocentralit “Kosova A”.

Sipas planifikimit, KEK ka njoftuar se startimi i njësisë ka filluar sot rreth orës 04:00, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30.

Sipas njoftimit, aktualisht njësia A4 është në operim dhe gjendja e saj është stabile.