Pas rikthimit në shkollë, fëmijët në Kinë kanë vendosur kapela për mbajtjen e distancimit social

Për t'iu ndihmuar fëmijëve ta kenë parasysh rëndësinë e distancimit social gjatë pandemisë koronavirus, një shkollë në Hangzhou të Kinës iu ka përgatitur disa kapela të veçanta për nxënësit në klasë.

Fun

03/05/2020 22:21

Këto kapela janë dizajnuar dhe përgatitur nga vetë nxënësit, me t’u kthyer në shkollë, gjatë kësaj jave, shkruan Shanghaiist News, transmeton lajmi.net..

Të përgatitura nga letra e trashë dhe materialet tjera shtesë, këto kapela krijojnë një zonë mbrojtëse njëmetërshe për filloristët e klasave të para, deri në të tretat.

Kapelat kanë një ngjashmëri të çuditshme me kapelat e zyrtarëve të dinastisë Song.

Të dizajnuara prej themeluesit të dinastisë Song, perandorit Taizu, edhe ato kapela historike ishin të veçanta pasi synonin t’i pengonin pëshpëritjet e zyrtarëve gjatë takimeve. /Lajmi.net/