Pas prezantimit te Barcelona, Aubameyang dërgon mesazh për tifozët e Arsenalit
Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka dërguar një mesazh për tifozët e Arsenalit, pasi u prezantua zyrtarisht te skuadra spanjolle.
Sport
Menjëherë pas prezantimit, Aubameyang ka shkruar një mesazh për tifozët e Arsenalit përmes rrjetit social “Instagram”, përcjell lajmi.net.
“Për tifozët e Arsenalit. Faleminderit që e bëtë Londrën shtëpinë time për mua dhe familjen në këto katër vitet e fundit. Kishim ngritje dhe zbritje dhe mbështetja juaj nënkupton gjithçka për mua”.
“Të kisha shansin për të fituar trofe dhe nderin të isha kapiten i klubit ishte diçka që do e mbajë në zemër. Gjithmonë kam qenë 100 për qind i fokusuar në gjithçka për klubin, prandaj largimi pa lamtumirë dhemb, por ky është futbolli”.
“Ndihem keq, nuk kisha shansin të ndihmojë bashkëlojtarët në javët e fundit, por nuk kam asgjë përpos respektit për klubin dhe iu më të mira djemve dhe tifozëve dhe shumë suksese në të ardhmen. Dashuri, Auba”, shkroi gaboni.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Aubameyang ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, por me marrëveshje që mund të largohet verën e 2023 për 100 milionë euro./Lajmi.net/