Pas pensionimit nga boksi Fury planifikon të regjistrojë një album muzikor

‘Gypsy King’ po planifikon të regjistrojë dhe publikojë një album pas konfirmimit për tërheqjen e tij nga boksi. Ende i pamposhtur brenda ringut, Tyson Fury është tërhequr pa dyshim në kulmin e karrierës së tij, por këmbëngul se ai po e vë shëndetin e tij në plan të parë. Së fundmi në ditëlindjen e tij…

Sport

15/08/2022 17:47

‘Gypsy King’ po planifikon të regjistrojë dhe publikojë një album pas konfirmimit për tërheqjen e tij nga boksi.

Ende i pamposhtur brenda ringut, Tyson Fury është tërhequr pa dyshim në kulmin e karrierës së tij, por këmbëngul se ai po e vë shëndetin e tij në plan të parë.

Së fundmi në ditëlindjen e tij të 34 njoftoi se do pensionohet nga boksi.

“Faleminderit të madh për të gjithë ata që patën një kontribut në karrierën time gjatë viteve dhe pas bisedave të gjata të vështira, më në fund vendosa të largohem dhe në ditëlindjen time të 34-të them Bon Voyage. Këtu janë disa që e kanë bërë të veçantë gjatë rrugës”, shkroi ai në njoftimin e tij, trasmeton lajmi.net.

Por, mesa duket ai ka plane të tjera për karrierën e tij, pasi synon të regjistrojë një album muzikor.

“Kam bërë mirë në boks. Bota është e hapur për kaq shumë gjëra tani. Unë jam duke bërë një dokumentar Netflix për momentin,” tha Fury për ‘Ring Magazine’.

“Unë do të regjistroj një album së shpejti. Kush e di, ju mund të më shihni edhe në ekranin e argjendtë”, përfundoi ai.

Edhe më parë Fury kishte njoftuar për pensionim nga boksi por ishte kthyer, andaj gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen./Lajmi.net/