Manchester United vazhdon serinë pa fitore, ndalet nga Leeds

Manchester United ka barazuar 1:1 në udhëtim te Leeds United, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në kuadër të Premier League. Bryan Mbeumo kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 35-të, pas asistimit të Youri Tielemans, ndërsa Leeds reagoi në fillim të pjesës së dytë. Dominic Calvert-Lewin shënoi në minutën e 51-të për ta barazuar…

Sport

18/10/2026 18:18

Manchester United ka barazuar 1:1 në udhëtim te Leeds United, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në kuadër të Premier League.

Bryan Mbeumo kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 35-të, pas asistimit të Youri Tielemans, ndërsa Leeds reagoi në fillim të pjesës së dytë. Dominic Calvert-Lewin shënoi në minutën e 51-të për ta barazuar rezultatin.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë barazim, Leeds e vazhdoi serinë pa humbje në shtëpi në tetë ndeshje, ndërsa Manchester United mbetet pa fitore në udhëtim këtë sezon në kampionat.