Pas një mosmarrëveshje në Abri të Skenderajt, një person nxjerr armën – Polici jashtë orarit arrin të arrestoj personin

Një zyrtar policor jashtë orarit në rroba civile  ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshjeje mes disa personave në fshatin Abri të Skenderajt, ku njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth. Polici, ka arritur që në vendngjarje  të arrestoj personin e dyshuar, dhe  t’i konfiskojë armën .…

Lajme

13/08/2025 09:15

Një zyrtar policor jashtë orarit në rroba civile  ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshjeje mes disa personave në fshatin Abri të Skenderajt, ku njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth.

Polici, ka arritur që në vendngjarje  të arrestoj personin e dyshuar, dhe  t’i konfiskojë armën .

“Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma  e llojit pistoletë është konfiskuar si provë materiale. Lidhur me ngjarjen,  janë iniciuar raste për dy  vepra penale, “Armëmbajtës pa leje”  dhe  Kanosje” ndërsa  me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.nt/