Kuvendi mblidhet në seancë plenare në orën 14:00
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 14:00, mëson lajmi.net përmes burimeve. Deputetët janë ftuar për pjesëmarrje në seancë, ndërsa ende nuk është bërë i ditur rendi i ditës. Nga Kuvendi, deri më tani, nuk ka pasur njoftim zyrtar për detajet e seancës. Kjo seancë zhvillohet në një…
Lajme
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 14:00, mëson lajmi.net përmes burimeve.
Deputetët janë ftuar për pjesëmarrje në seancë, ndërsa ende nuk është bërë i ditur rendi i ditës.
Nga Kuvendi, deri më tani, nuk ka pasur njoftim zyrtar për detajet e seancës.
Kjo seancë zhvillohet në një ditë vendimtare për institucionet e vendit, pasi sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, atëherë Kosova shkon në zgjedhje të reja./lajmi.net/