Haradinaj nga sheshi: I kemi bërë thirrje deputetëve të vijnë në Kuvend e t’i kryejnë detyrat që na i dha populli

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në shesh për t’i falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë. Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të shkojnë në Kuvend dhe t’i kryejnë, siç tha ai, detyrat që ua ka dhënë populli. “Si Aleancë, ju kemi bë thirrje kolegëve me ardhë…

Lajme

06/10/2026 13:22

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në shesh për t’i falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë.

Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të shkojnë në Kuvend dhe t’i kryejnë, siç tha ai, detyrat që ua ka dhënë populli.

“Si Aleancë, ju kemi bë thirrje kolegëve me ardhë me i kry detyrat që na i ka dhënë populli. Populli që u konë një me UÇK-në. Jemi një me çlirimtarët. Me zemër jemi me juve në shesh. Faleminderit të gjithëve”, tha Haradinaj.

Haradinaj më herët kishte bërë të ditur se nuk kishin pranuar ftesë për seancë të Kuvendit. /Lajmi.net/