Glauk Konjufca futet brenda Kuvendit të Kosovës

Një seancë e kuvendit parashihet të thirret për sot në ora 14:00. Derisa jashtë Kuvendit dhe Qeverisë numër i madh i protestuesve veçse janë mbledhur, brenda institucioneve ka zhvillime të tjera. Tanimë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës është parë duke hyrë edhe zv/kryeministri Glauk Konjufca. Nuk dihet nëse Konjufca po takohet me deputetët e…

Lajme

06/10/2026 13:17

Një seancë e kuvendit parashihet të thirret për sot në ora 14:00.

Derisa jashtë Kuvendit dhe Qeverisë numër i madh i protestuesve veçse janë mbledhur, brenda institucioneve ka zhvillime të tjera.

Tanimë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës është parë duke hyrë edhe zv/kryeministri Glauk Konjufca.

Nuk dihet nëse Konjufca po takohet me deputetët e tjerë të Vetëvendosjes, apo po zhvillohet ndonjë takim me përfaqësuesit e PDK-së.

Njëri nga organizatorët e protestës Çlirim Haziri, u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin në lexim të dytë, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave nëse kjo nuk ndodh.

“Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me ‘vulën e turpit’”, tha Haziri para protestuesve.

“Derisa ligji të votohet, ne nuk e bëjmë asnjë hap prapa”, shtoi ai.

Haziri iu drejtua gjithashtu deputetëve me fjalët: “Kjo masë do t’ju ndjekë si hije, sepse kush luan me themelet e kombit, nuk do të gjejë paqe”.

Projektligji u miratua në lexim të parë më 5 tetor, por votimi në lexim të dytë mbetet i papërfunduar. Vendit i mbeten dy çështje me rëndësi siç janë presidenti dhe Ligji për Specialen./Lajmi.net/