Pas Neymarit, edhe një përforcim nga Barcelona në Paris Saint-Germain
Paris Saint-Germain mund të realizojë një tjetër përforcim nga Barcelona.
Sport
Javier Mascherano mund të jetë në prag të transferimit në Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni.
“The Sun” shkruan se argjentinasi është duke konsideruar të ardhmen e tij te Barcelona.
Mascherano ka kontratë me klubin katalan deri më 2019, por nuk mendon të mbetet në klub përtej qershorit të vitit 2019, përcjell “lajmi.net”.
Paris Saint-Germain mund të realizojë një tjetër përforcim me ardhjen e tij pas transferimit të madh të Neymarit në verën e këtij viti. /Lajmi.net/