Pas marrëveshjes me VV-në, mblidhet Kryesia e LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në zyrat e partisë në Prishtinë, pas marrëveshjes së arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Mbledhja do të nis në orën 14:00 në zyret e LDK-së. Ndërkohë, Grupi Parlamentar i partisë do të zhvillojë bisedime me…
Lajme
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në zyrat e partisë në Prishtinë, pas marrëveshjes së arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Mbledhja do të nis në orën 14:00 në zyret e LDK-së.
Ndërkohë, Grupi Parlamentar i partisë do të zhvillojë bisedime me fillim nga ora 16:00.
Kryetari Lumir Abdixhiku ka kërkuar që pa vonesa të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria e re dhe të votohet Sejdiu për president.
Marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së synon t’i japë fund ngërçit politik në vend./Lajmi.net/