Pas lirimit nga të gjitha akuzat- Dega e PDK-së në Lipjan pret në sheshin e qytetit kthimin e Shukri Bujës nga Haga

Ditën e djeshme ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, njoftoi opinionin publik se pas pesë vitesh më në fund është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai u shpreh se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka liruar nga të gjitha akuzat dhe ka përmbyllur hetimet ndaj tij. Ish-kryetar i…

Lajme

08/11/2024 12:07

Ditën e djeshme ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, njoftoi opinionin publik se pas pesë vitesh më në fund është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Ai u shpreh se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka liruar nga të gjitha akuzat dhe ka përmbyllur hetimet ndaj tij.

Ish-kryetar i Lipjanit, tha se hetimet ndaj tij, që nisën më 2019, u përmbyllën dhe ai u njoftua zyrtarisht për këtë gjatë kësaj jave nga Dhomat e Specializuara.

E Dega e PDK-së në Lipjan, njoftoi përmes një postimi se për të njëjtin do të organizohet një pritje madhështore në sheshin e qytetit.

Njoftimi bën të ditur se pritja do të organizohet sot nga ora 16;00.

“Të nderuar qytetarë. Ju ftojmë sot, në ora 16:00, të mblidhemi në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan për të pritur me madhështi Gjeneralin Shukri Buja, i cili kthehet nga Gjykata Speciale në Hagë, i liruar nga të gjitha akuzat.
Kjo është një fitore e madhe për luftën tonë për liri dhe pavarësi, të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës e mbrojti me përkushtim”, shkruhet në njoftimin e lartpërmendur./Lajmi.net