Pas James Rodriguezit, Evertoni synon yllin tjetër madrilen

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti është duke bërë presion të klubi për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Sport

14/11/2020 17:16

Spanjolli gjendet në situatën që ndodhej James Rodriguez edicionin e kaluar, duke kaluar shumicën e kohës në stol, përcjellë lajmi.net.

Ancelotti përfitoi nga rasti për të transferuar kolumbianin për 20 milionë euro verën e kaluar, ndërsa të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe me Iscon.

Isco nuk është më pjesë e projektit të Zinedine Zidanes, ndërsa thuhet se është mik i afërt me James.

Tekniku italian do provojë që përmes James ta bind Iscon t’i bashkohet klubit anglez, me të cilët është duke bërë revolucionin në Premierligë./Lajmi.net/