Pas humbjes nga Shqipëria, Kosovën e presin dy ndeshje në L.K, këto janë datat

Kombëtares së Kosovës i kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar në grumbullimin e nëntorit.

Sport

12/11/2020 09:21

‘Dardanët’ në ndeshjen e parë, e cila ishte miqësore, është mposhtur 2:1 nga Shqipëria në ‘Elbasan Arena’ të mërkurën mbrëma.

Dy ndeshjet tjera të Kosovës janë në kuadër të Ligës së Kombeve, në Ligën C, shkruan lajmi.net.

Më 15 nëntor, Kosova luan në udhëtim te Sllovenia, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Tre ditë më vonë, më 18 nëntor, Kosova në ‘Fadil Vokrri’ pret Moldavinë.

Ende nuk dihet nëse Bernardn Challandes do të mund ta udhëheq Kosovën në këto dy ndeshje, pasi është testuar pozitiv para miqësores me Shqipërinë./Lajmi.net/