Pas golit të shënuar në debutim, Mariano ka një mesazh
Mariano ka debutuar në Ligën e Kampionëve me Realin, në ndeshjen e mbrëmshme të cilën madrilenët e luajtën kundër Romës.
Sport
Braziliani u aktivizua tek në minutën e 73’ për të zëvendësuar Bale.
Sulmuesi u përkujdes që të lërë gjurmët e tij në minutën e 90’ kur shënoi golin e tretë për skuadrën dhe të parin në fanellën e “Los Blancos”.
Pas këtij goli lojtari ka thënë se ëndrra e tij është të ftohet nga Luis Enrique.
“Do të isha i lumtur të pranoja një ftesë nga Enrique. Shpresoj një ditë të luaj për ekipin kombëtar” ishin fjalët e Marianos.
Gjithashtu ai iu falenderua edhe bashkëlojtarëve dhe trajnerit për mundësinë e dhënë. /Lajmi.net/